Aulon Naçi – Altruego

Flauto – Fosca Briante
Clarinetto – Maria Francesca Ventura
Violino – Alessio Venier
Violoncello – Antonio Merici
Pianoforte – Roberto Brandolisio
Girapagine – Alessio Domini
Direttore – Alessando Piovesana

Luigi Pirandello, Letër për motrën Lina, 31 tetor 1886
(G. Giudice, Luigi Pirandello, Utet, Torino 1963, pp. 94-95.)

Përsiatja është një humnerë e zezë, e mbushur me shpirtra të mpirë dhe e ruajtur nga dëshpërimi i thellë. Aty nuk hyn kurrë një rreze drite dhe çdo dëshirë për ta pasur atë vjen e fundoset edhe më shumë në thellësitë e errëta. […]
Ne jemi si merimangat e shkreta, që për të jetuar, kanë nevojë të thurrin në ndonjë qoshe rrjetën e tyre të hollë; jemi si kërmijtë e gjorë që për të jetuar, duhet të mbajnë gjithmonë me vete guaskën e tyre të dobët; ose si ato molusqet e shkretë që duan të kenë një bobël në fund të detit. Jemi merimanga, kërmij, molusqe të një race më fisnike –s’ke ç’i bën. Nuk do donim një rrjetë, një guaskë, një fole – s’ke ç’i bën – po një botë të vogël po ama, për të jetuar në të e për të jetuar prej saj. Një ideal, një ndjenjë, një zakon, një punë – ja bota e vogël; kjo është guaska e këtij ligaveci ose e këtij njeriu – siç e quajnë! Pa të jeta është e pamundur. Në momentin kur ti nuk arrin të kesh më një ideal, sepse e shikon që jeta nuk është gjë tjetër veçse një dordolecëri, pa lidhje, pa kurrfarë shpjegimi. Kur ti pra nuk ke më një ndjenjë, sepse ke arritur në atë pikë që nuk vlerëson e nuk do t’ia dish më për njerëzit dhe për sendet. Të mungon shprehia, që nuk e gjen. Të neveritet puna që bën. Kur ti, me një fjalë, do jetosh pa jetën, do mendosh pa një mendim, do ndjesh pa zemër – ti, atëherë, nuk do dish çfarë të bësh. Do jesh një shtegëtar pa shtëpi, një zog pa fole. Unë jam kështu. […] Unë shkruaj dhe studioj për të harruar vetveten – për t’i ikur dëshpërimit.

E shqipëroi Mikaela Minga

Concerto di Musica Contemporanea per il Festival “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” – “Università Delle Arti” – Tirana – Albania – 14 Maggio 2014

Recent Posts

Recent Comments

    Archives

    Categories

    Meta